Vajza e mitur që mbeti e vrarë dje në Shkodër, nuk u vetëflijua, por u qëllua pa dashje nga vëllai i vogël i saj, me armën pa leje që mbante xhaxhai.

Një ditë më pas është zbardhur tragjedia në familjen Xheka në Shkodër. Dje u raportua nga policia se Esmeralda 12 vjeçare vdiq pasi vetëshkrepi një armë zjarri që gjeti në shtëpi.

Noa.al pyeti policinë nëse arma ishte pa leje dhe ajo citoi familjarët të kishin deklaruar se çiftja ishte me leje.

Por, nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, sot është zbardhur se ngjarja ishte krejt ndryshe.

I vogli E. Gjeka aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, Esmeralda Gjeka, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pas hetimit, u arrestua në flagrancë xhaxhai i  të miturve, Xh. Gjeka, 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Xheka u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën vëllai qëlloi aksidentalisht motrën duke i marrë jetën.