Kreu i Shoqatës së Infermiereve Elson Jaçaj ka reaguar pas sekuestrimit të “bankës” brenda shtëpisë së doktorit Edvin Prifti. Ai thotë ky nuk është rasti i vetëm dhe se nuk keni parë gjë akoma, ndërsa ka edhe një këshillë për SPAK-un se ku të hetojë.

Mos u habisni nga lajmi sot per sekuestrim parash ne shtepi dhe ne zyren e nje mjeku ne QSUT eshte rast i izoluar sepse shumica prej tyre tashme po i investojne pasi kane prenotuar tek pallati perball QSUT ambjente per zyra dhe klinika private per ti justifikuar te ardhurat e tyre. Pra nese sja u marin dot aty do ja u marin perball tek klinikat e tyre.

Jemi mire sepse nuk keni pare gje akoma???

A nuk ju cudit fakti si jane pasuruar ne pak vite mjeket dhe nje numer infermieresh???

Si ka mundesi qe ankohen per paga te ulta e kushte te keqija dhe nga ana tjeter rezultojne qe skane ku ti cojne leket e skane si i justifikojne???

Te mos harrojme ata qe japin dhe mesim tek Universiteti i Mjekesise dhe tek Fakultetet e Infermierise sa leke dhe euro marin per provimet.

Duhet reforme e thelle per ta crrenjosur korrupaionin e duhet filluar nga koka jo nga bishti se i kane krahet e ngrohte shumica qe i ben keto veprime.

Turp turp turp….” shkruan ai.

Mbrëmjen e sotme, oficerët e SPAK mësynë në zyrën dhe banesën e mjekut Edvin Prifti ku në total u gjetën dhe u sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra./