Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër qendrat e vaksinimit masiv në Vlorë.

Manastrirliu në fjalën e saj ka theksuar se deri më tani procesi i vaksinimit po ecën normalisht në çdo qytet.

Ndër të tjera ajo ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që akoma nuk janë njoftuar nga mjeku i familjes, për të bërë vaksinën anti Covid të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit vetëm me kartë identiteti dhe do të regjistrohen nga mjeku që gjendet aty.

Qytetarët të cilët nuk kanë marrë akoma një njoftim nga mjeku i familjes vetëm me kartë identiteti mund të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit. Gjithashtu portal E-Albania mundëson dhe aplikimin për të gjithë personat që nuk janë vaksinuar.

Të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç që nuk janë njoftuar nga mjeku i familjes në të gjithë qendrat e vaksinimit mjafto që të paraqitet me kartë identiteti për tu vaksinuar dhe do të regjistrohet nga mjeku që ndodhet në qendrën e vaksinimit.

Mjeku i familjes është e rëndësishme q ëtë vijojë me njoftimin e të gjithë qytetarëve të tij dhe të gjithë të jenë të informuar dhe asnjë të mos ngelë pa u njoftuar”, ka thënë Manastirliu.