Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë gjatë orëve të fundit. Sipas uniformave blu të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej personave që ka rënë në pranga është një 64-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.

Gjithashtu është vënë në pranga 41-vjeçar,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bien në prangat e policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

-A. K., 38 vjeç, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shigjetat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis ;

-I. A., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, nga kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 36 vjeç, pasi në lokalin që ka në administrim, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik sepse është konstatuar duke kryer aktivitet pas orarit të përcaktuar nga organet kompetente.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

  • Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.