Dy persona, vëllezër me njëri-tjetrin, janë konfliktuar sot në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, ku policia thotë se ata janë zënë për motive të dobëta.

Në grindje e sipër, vëllai i vogël, 12 vjeç, ka plagosur me thikë të madhin, me inicialet S. O, 17 vjeç.

Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.