Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec, aty ku ka humbur jetën një këmbësor 64- vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg, aty ku një mjet i tipit “Audi” është përplasur me viktimën, shtetasi F.Z., i cili nuk ka shpëtuar dot.  

 Ndërkohë që me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.