Një punonjës policie është kapur në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës.

Burime për A2 CNN konfirmojnë se gjatë kontrollit të punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi kanabisi në trup.

Nuk dihet ende sasia e drogës, ndërsa punonjësi i policisë u arrestua./a2