Zbulohet emri i doganierit të arrestuar në Korçë për kontrabandë. Ai është Petrika Mano.

Ky i fundit është vëllait i ish kreut të PD-së në Korçë, Andrea Mano.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Nga informacionet e marra në rrugë operative, SHÇBA Korçë finalizoi operacionin “Shoqëruesit”, pasi rreth orës 17:10, ditën e djeshme, në aksin rrugor Dogana Goricë – fshati Gollomboç u bë kapja në flagrancë e shtetasit V.N. drejtues i mjetit tip “Wolsvagen Sharan”, ku pas kontrollit në mjet janë gjetur produkte të ndryshme mallrash të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë.