Ish futbollisti i skuadrave më të njohura në Itali, Inter apo edhe Juventus, Luigi Sartot, është arrestuar nga policia e Parmës.

Mbi të rëndon akuza e kultivimit të lëndëve narkotike, shkruajnë mediet e vendit fqinj, raporton noa.al.

Ai u zbulua se po kultivonte mbi 100 bimë narkotike, në një banesë të braktisur, në një fshat të vogël në malet e Parmës.

Hetimet për këtë rast kishin nisur muaj më parë, deri në momentin kur ish-futbollisti u ndalua me makinë.

Ish-mbrojtësi aktualisht është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.