Mbrëmë u hodh gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviç. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar në rrjetet sociale edhe Ismail Morina, ose sic njihet ndryshe “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, duke thënë së ajo që ndodhi i ka pëlqyer jashtëzakonisht.

Gjithashtu, ai mohoi të ketë pasur gisht në atë që ndodhi në Korçë, pasi tha se kishte parë “shkrime në media qe gjoja unë jam pas kësaj që ndodhi”. Ndërkohë, ai shtoi se nuk është nga ata persona që marrin meritat e veprave të të tjerëve teksa shpërndau “puthje” për të tërë.

Reagimi i plotë i Ismail Morinës:

Na falni për shqetsimin, se vonë tash.

Ka shkrime në media qe gjoja unë jam pas kësaj që ndodhi në Korcë dhe se u them që unë nuk kam të bëj në mënyre kategorike me kët ngjarje. Nuk jam rob që vapron të marri meritat e të tjerve!

A me pelqei, lind pyetja, ekstrem shumë, sidomos qyrravitjet e “rilindasve”, ishin epike dhe shumë shpresëdhënse!

Muuuuahhhhhhh u du shumë!!!

Menjëherë pas hedhjes së gazit, Policia e Korçës nisi dhe me shoqërimet në komisariat, ndërsa 8 persona u arrestuan si të dyshuar për hedhjen e gazlotsjellësit në Festën e Birrës, ku po mbante koncert edhe këngëtari Bregoviç.