Vendi ynë deri në orët e pasdites do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të cilat do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalist intensiv. Më pas kemi një rënie të intensitetit të reshjeve në territorin shqiptar.

Meteorologu Hakil Osmani bën të ditur se dita e martë dhe e mërkurë mbetet nën prezencën e vranësirave dhe reshjeve të pakta dhe të izoluara, por e enjtja dhe e premtja sjelli përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që në vendin tonë të kemi kalim të vranësirave.

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të luhaten nga zero deri në 3 gradë celsius në vlerat minimale në zonat malore, ndërsa maksimumet do të shkojnë në Ultësirën Perëndimore deri në 17 gradë.