Shumë plazhistë janë mbytur sivjet. Por edhe mjaft të tjerë janë shpëtuar. Nënë e bir janë shpëtuar sot në Spille, falë një djali të zoti dhe profesionit.

Ndërsa deti ishte i trazuar, vrojtuesi i plazhit Idajet Roçi ka bërë një gjest heroik duke rrezikuar jetën e tij, për të shpëtuar dy persona.

Ai ka pikasur nënë e bir të cilët rrezikonin të mbytëshin dhe ka ndërhyrë menjëherë duke iu shpëtuar jetën.

Duke qenë se ndërhyrja ka qenë e vështirë, edhe vetë Idajeti ka shfaqur probleme shëndetësore dhe po trajtohet në spital

“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bërë një shpetim heroik duke rrezikuar jetën e tij. Nënë e bir kanë qenë duke u mbytur në det kur janë pikasur nga Idajeti. Ai ka ndërhyrë menjëherë për t’i shpëtuar, duke nxjerrë në breg më parë nënën dhe më pas të birin. Deti ka qenë i trazuar sot në plazhin e Spillesë dhe në luftë me dallget Idajeti ka pirë ujë dhe ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai është transportuar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve”, shkruan Federata Shqiptare e vrojtuesve të plazhit.

Faleminderit Idajet!