Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Reshat Osmani”, pranë Spitalit Psikiatrik në Vlorë.

 Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar nga ky aksident, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, nga pamjet shihet se përplasja ka qenë e fortë, pasi mjeti është përmbysur në anë të rrugës, në trotuar. Dyshohet se shkak të jetë bërë shpejtësia e madhe.