Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e vrasjes së një shitësi në Selanik nga një 27-vjeçar shqiptar, i cili u fut në dyqan.

Mediat greke kanë publikuar së fundmi pamjet e vrasjes së një shitësi në Selanik nga një 27-vjeçar shqiptar, i cili u fut në dyqan për të grabitur.

Siç shihet në videon e publikuar, autori futet në market dhe i drejton menjëherë armën shitësit.

Më pas, ky i fundit tentoi t’i merrte armën dhe të përleshej me grabitësin. Por gjatë këtij momenti ai është qëlluar nga 27-vjeçari dhe plumbi ka rezultuar fatal për të.

Autori u arrestua 24 orë pas ngjarjes, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij, shkruajnë mediat.