Një 25-vjeçar ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën në një kabinë elektrike, ku po vidhte kabllot.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Amarildo Basi, një anëtar i komunitetit rom.

Viktima është lënë në mes të rrugës dhe për shumë kohë nuk është marrë nga autoambulanca.

Mësohet se zona ku ka ndodhur ngjarja në Shkozë është e pakalueshme për makinat.

Ambulanca është kthyer pas sepse nuk kalonte dot, ngaqë rruga ishte bllokuar nga dherat.

Viktima nga hetimet e para po mblidhte hekur dhe skrap kur ka rënë në kontakt me telat e korrentit, duke ndërruar jetë në vend.

Policia e Tiranës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktoreve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi A. B., rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.