PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 16 SHKURT 2021 MARREDHENIE DHE APOLOGJI

Dita e martë dhe lidhja jugore e hënës takohen me Shënuesin e Marrëdhënieve, Asteroidin Juno IRA.

IRA përfaqëson dëshirën për bashkim dhe refuzimi që të pranohet pabarazia në një marrëdhënie.

Mundet që në të njëjtën kohë të përfaqësojë respektin dhe nderin në martesë.

Sot mund të na bëjë problematikë tendenca e përfundimit të disa martesave.

Lidhja Jugore e Hënës tregon të kaluarën dhe përvojat që kanë ndikuar në jetën tonë.

Janë dobësitë, gabimet, momentet e vështira apo të gëzueshme.

Kërkohet ti konceptojmë në mënyrë të tillë që të mos i përsërisim si një cikël faull.

Dashi Sot duhet të rishikoni më mirë një lidhje që keni bërë në të kaluarën diku jashtë vendit e cila mund të përsëritet dhe t’u mbajë peng për një periudhë të gjatë.

Demi Duhet të gjeni një mënyrë të re që të keni sukses në çështjet ekonomike. Duke iu larguar tendencës së të qenit viktimë apo i varfër në koncept.

Binjakët Në fushën e marrëdhënieve dhe sidomos të martesës sot do të keni zhvillime të rëndësishme. Nëse nuk e kuptoni ku jeni atëherë do vazhdoni të vini rrotull.

Gaforrja Në lidhje me punën dhe përditshmërinë do kuptoni që nuk i jeni ngjitur asnjë mali për momentin dhe ndoshta keni humbur diku në ndonjë fushë me ide apo dordolecë.

Luani Mund të filloni sot të flirtoni apo të dashuroni në thelb të njëjtën figurë që keni gabuar dhe keni flirtuar me perpara megjithese eshte person tjeter ne dukje

Virgjëresha

Ideja që keni këto kohë për një valixhe që e mbushni dhe e zbrazni me orare te caktuara sipas mëdyshjeve tuaja, nuk do ju çojë aspak larg dhe mund t’ju mbyllë një rrugë të re.

Peshorja Sot mos merrni rrugën për drejt por bëni një kthesë në të kundërt. Ndodh që nganjëherë rruga për drejt ju çon mbrapa në kohë dhe jo në drejtimin e duhur.

Akrepi Në çështjet ekonomike duhet kapercyer një kurth që nuk ju lë të bëni përpara si duhet dhe kërkon t’u ngatërrojë. Mos bashkëpunoni me persona nga e kaluara.

Shigjetari Sot ju duket sikur do mbani për vete mundësitë më të mira duke lejuar apo dhuruar të tjerëve gjërat me vlerë dhe mundësitë e arta. Kujdes me mënyrën e vlerësimit të gjërave se do gaboni.

Bricjapi Do merrni shpirtërisht një marsh mbrapa në një moment kur kjo do ishte fatale për ecurinë e punëve dhe jetës personale për ju. Nëse kjo do ndodhë asgjë e re nuk ju pret më.

Ujori Një mik apo një shok që nuk ju ka ndihmuar në te kaluarën dhe afrohet këto dite nuk do nxjerrë gjë në dritë. Por ju mund të rikuperoni një çështje studimore të lënë pezull.

Peshqit Rrezikoni sot një veprim të gabuar në çështje martese apo të një marrëdhënieje të rëndësishme në jetën tuaj personale.  Do zgjidhni mbi bazën e një vetëvlerësimi të ulët apo të një figure që ju ka mbetur në mendje nga e kaluara.