Një adoleshent  shqiptar është ndaluar nga policia bashkiake, në Torino, Itali, teksa po lëvizte me një makinë pa leje.

I riu, pa patentë, nuk i ka shpëtuar syve të policëve, që e kanë dalluar të ndalur në semafor, i shoqëruar nga një vajzë dhe një fëmijë, të gjithë pa vendosur rripin e sigurimit.

Sipas autoriteteve, djali nuk i është përgjigjur sinjalit të policëve, dhe në tentativën për t’u larguar, ka kaluar katër kryqëzime me semafor të kuq, ka harruar të japë përparësinë në një numër të pa caktuar kryqëzimesh dhe pothuajse ka përplasur një kalimtar, duke krijuar disa situata rreziku.

Policia Bashkiake ka arritur t’a ndalojë automjetin, dhe pas deklaratave dhe hetimeve të mëtejshme, është zbuluar se i riu ishte vendosur në timon pasi prindërit e tij, një çift me nënshtetësi shqiptare, kishin zbritur nga automjeti për të kryer disa pagesa.

Sigurisht pa dijeninë e tyre.

Prindërve, që kanë arritur në vendngjarje pak më pas, u është ndaluar automjeti dhe u janë vendosur 11 gjoba, mes të cilave, tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i makinës pa patentë, shkeljet e semaforëve dhe mungesa e përdorimit të rripave të sigurisë, për një total prej 6000 eurosh.

Motra më e madhe, sipas asaj që ka thënë 16 vjeçari, e ka nxitur që të mos ndalojë që të shmangë kontrollin e policisë.