Një 67-vjeçar, është arrestuar pasi ka tentuar të fusë drogë në burgun e Durrësit. Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi, M. N., banues në Durrës.

Sipas policisë, ditën e djeshme është paraqitur në ambientet e IEVP Durrës, shtetasi K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në këto ambiente.

“Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K.R. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 67 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, njofton policia.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.