Janë siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur nxirren nga lokali dhe transportohen me ambulancë dy të plagosurit dhe personi që vdiq nga të shtënat me armë zjarri kallashnikov në një lokal në zonën e “Don Boskos” pasditen e sotme.

Në pamje duket momenti kur mbërrin policia duke rrethuar zonën dhe ambulanca që transporton të plagosurit. Të shumtë ishin qytetarët që ndodheshin në lokal dhe dolën me shpejtësi të alarmuar. Në vendin e ngjarjes ishin edhe familjarët dhe të afërmit e viktimës dhe të plagosurit.