Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj, pas lidhjes, kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar për romancën e tyre me ulje e ngritje të shumta.

Jonida ishte ajo që deklaroi së fundmi se këtë vit, Shën Valentini e gjeti “single”, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Romeos gjithçka ka marrë fund.

Këngëtarja u rrëfye gjatë emisionit të saj “Jonida’s Room”, teksa e ftuara, Kleoniki Delijorgji, po i lexonte disa letra.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida.

Këngëtarja e tha fjalën e saj, ndërsa Romeo qëndroi i heshtur pas kësaj deklarate.

Sakaq, “Iconstyle.al” ka mësuar se në fakt, aktori po shijon një romancë të re me një vajzë jo pak të njohur për publikun shqiptar. Fjala është  për Aleksia Peleshin, vajzën e ministrit Niko Peleshit, me të cilën ai ka shijuar një ditë në Vlorë.