Një 49-vjeçar, i identifikuar si Fiqiri Karaj, ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në galeritë e Zonës D në minierën e kromit në Bulqizë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:10 në një aksident në minierë, ku mësohet se viktima ka qenë në vendin e punës kur është goditur nga një masiv gurësh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes