Në Izrael, për të bindur personat që nuk duan të marrin vaksinën anti-Covid, janë dhënë edhe shpërblime: për shembull, në lagjet ultra-ortodokse, shpërndahen pica familjare për të gjithë, ndërsa janë dhënë termusë për mbajtjen e ujit për të rinjtë.

“Një gjë që ka funksionuar”, – deklaron epidemiologia e Universitetit të Jeruzalemit, profesoreshë, Francesca Levi Schaffer.

“Hapi fitues, është së pari disponueshmëria e vaksinave dhe pastaj veprimtaria e bindjes së atyre që ngurronin ta merrnin”, – shtoi ajo.

“Kemi kaq shumë vaksina, saqë ua japim edhe vendeve fqinje, – tha epidemiologia në një intervistë për ‘Radio Capital’. – Ne kemi arritur të hapim palestra, teatro dhe koncerte. Gjithmonë me distancë dhe maskë. Në shkolla, po punojmë po ashtu për të bindur nxënësit që nuk janë vaksinuar ende. Qëllimi është të vaksinohen të gjithë izraelitët deri në maj, pastaj në verë do të shohim situatën ku do të jemi”.