Përveç varësisë që kemi ndaj celularëve, ka dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore që celularët tanë na shkaktojnë. Për të kuptuar më mirë se për çfarë e kemi fjalën, shikoni më poshtë:

1. iPosture

iPosture është një term për pozicionimin në të cilin vendosemi kur përdorim celularin apo laptopin. Meqenëse koka dhe qafa jonë është e përkulur përpara, shkakton dhimbje në qafë, madje mund të shkaktojë dobësim të muskujve. Abcnews.al ju sugjeron që të përdorni celularin në nivelin e syve, nëse doni ta shmangni këtë problem.

2. Shtrembërim të dorës

Mund ta keni vërejtur që dora juaj duket pa e shtrembër, për shkak të përdorimit të telefonit. Pavarësisht se kjo gjendje konsiderohet e përkohshme dhe e natyrshme, ka akoma aspekte negative që mund t’ju ndodhin. Mbajtja e telefonit tuaj në një pozicion mund të çojë në tendosje të krahëve dhe gishtave, dhe madje edhe në dëmtim të nervave. Në mënyrë që ta parandaloni atë, ushtroni duart tuaja çdo ditë, duke i shtrënguar grusht dhe duke shtrirë gishtat.

3. Bërryli i telefonit

Bërryli i telefonit ose krahu i teknologjisë janë terma të njohur. Simptomat përfshijnë një ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje gishtash, kur bërryli juaj është përkulur përtej 90°. Për ta shmangur këtë, zvogëloni kohën e përdorimit të telefonit tuaj, ndryshoni pozicionet dhe shtrini duart dhe krahët, informon abcnews.al.

4. Ngërçi i gishtave

Shpesh mund të përjetoni ngërç në gishta ose dhimbje të muskujve. Kjo vjen për shkak se e mbani telefonin në të njëjtën dorë për shumë gjatë. Ndryshoni vazhdimisht pozicionimin e telefonit dhe nëse është e nevojshme përdorni pako ngrohje/ftohje.

5. Gishti me të cilin shkruajmë mesazhe

Gishti me të cilin shkruajmë mesazhe, zakonisht i madhi, mund të ketë dhimbje, sepse e përdori telefonin më shumë seç duhet. Në mënyrë që ta parandaloni atë, përdorni një pajisje shtesë për të liruar tensionin nga gishti. Gjithashtu shmangni mbajtjen e tij në një pozicion vertikal për një kohë të gjatë, sugjeron abcnews.al.

6. Sindroma e shikimit kompjuterik

Për ata që punojnë çdo ditë me telefon dhe kompjuter, ekziston mundësia të përjetojnë lodhje të syve, dhimbje koke, sy të thatë dhe vizion të paqartë, pasi ekrani digjital kërkon vizualitet të lartë. Kjo gjendje quhet Sindroma e Vizionit Kompjuterik (CVS). Për të parandaluar simptomat, përdorimi i lenteve te kontaktit dhe rregullimi i vendit të punës sipas nevojave tuaja mund të jetë një alternativë e mirë.

7. Djegiet

Kjo është një nga praktikat më shqetësuese të kësaj liste. Fjetja me telefonin tuaj nën jastëk ose gjatë karikimit ofron mundësinë e një shpërthimi, duke shkaktuar djegie. Nëse e keni këtë zakon, sigurohuni që ta ndaloni, në mënyrë që të shmangni rrezikun.