Një burrë, i cili iu nënshtrua transplantimit të parë të krahëve në botë është duke festuar që është në gjendje të përkulë “bicepsin” e tij për herë të parë në mbi 20 vite. Felix Gretarsson, 49 vjeç, iu desh t’i priste të dy krahët më 1998, pasi u godit nga rryma elektrike, ndërsa përpiqej të rregullonte një linjë energjie.

Gretarsson, 49, was electrocuted while trying to fix a power line and both his arms were set on fire. (SWNS)

Ai iu nënshtrua 54 operacioneve pas aksidentit, ndërsa ishte në koma tre muaj, duke përfshirë heqjen e krahëve për të shpëtuar jetën. 49-vjeçari nga Islanda gjurmoi një kirurg me famë botërore dhe iu lut që të bënte një transplantim të dy krahëve, çka nuk ishte praktikuar asnjëherë më parë.

Icelandic man recovers from double arm transplant - Kuwait Times

Gretarsson iu nënshtrua një transplantimi të dyfishtë të krahut dhe shpatullës në janar të këtij viti, me rastin e 23-vjetorit të aksidentit të tij. Gjashtë muaj nga operacioni 15-orësh, dhe pas qindra orësh punë rehabilitimi, ai e ka deklaruar operacionin të suksesshëm, pasi tani mund të lëvizë krahët dhe madje të përkulë “bicepsin”.

Ai tani pret që të jetë në gjendje të përqafojë familjen përsëri, për herë të parë. Duke folur për mënyrën se si ndihej kur u zgjua (nga narkoza) me krahë të rinj, islandezi tha: “Ishte sikur të kisha dy kamionë të parkuar në secilën nga shpatullat e mia”.

Gretarsson's arms had to be amputated after he was electrocuted as they kept getting infected. (SWNS)

Gretarsson thotë se muskujt e tij në “biceps” tashmë po punojnë, pas operacionit: “Nëse më fut krahun, unë mund të ndiej nervat brenda muskulit, por jo në lëkurë. Jam duke lëvizur bërrylin në ujë, “bicepsi” im tani po punon dhe kjo është vetëm pesë muaj pas operacionit.

Gretarsson says his bicep muscles are already working after the surgery. (SWNS)

Jam kaq shpresëplotë se do të jem në gjendje të lëviz edhe duart e mia, gjë që askush nuk e priste, përveç meje”. Aksidenti i Gretarsson ndodhi kur ai kapi telin e gabuar, ndërsa përpiqej të rregullonte një linjë që mbartte energji elektrike për të furnizuar 500 shtëpi, në janar 1998.

The father-of-two yearned for his missing arms for years. (SWNS)

Ai u godit nga rryma elektrike dhe ra përtokë, duke thyer shpinën në tri vende dhe qafën. Krahët e tij, gjithashtu u dogjën. Ndërsa ishte i pandërgjegjshëm, kirurgët fillimisht i amputuan krahët mbi bërryl, por më në fund iu desh të hiqnin më shumë për shkak të infeksioneve.

Gretarsson is recovering well after the pioneering surgery. (SWNS)

Gretarsson u zgjua tre muaj më vonë pa krahë dhe më vonë krijoi varësi nga droga dhe alkooli. Iu dëmtua keq edhe mëlçia, ndaj e translpantoi edhe atë. Ai humbi karrierën, të dashurën prej shumë kohësh dhe nuk mund të shihte vajzat e tij, Rebekka Rut dhe Diljá Gudmundsdóttir, tani 27 dhe 23 vjeçe.