Një person është plagosur me armë zjarri dhe më pas ka vdekur, mëngjesin e sotëm në Tiranë. Vrasja ka ndodhur pranë zonës së Piramidës.

Burime policore shprehen se autori dyshohet të ketë përdorur një armë zjarri me silenciator, duke parë që nuk janë dëgjuar të shtëna nga kalimtarët.

Behar Sofia, 66 vjeç është personi që humbi jetën pas dërgimit në spital.

Sipas dëshmitarëve, Sofia ka qenë në këmbë dule ecur dhe pasi është qëlluar, ka rënë në trotuar dhe ka kërkuar ndihmë. Kalimtarët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Kjo e fundit ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plagosjes. /e.a/noa.al/

Njoftimi zyrtar policor

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.