Emigrantët shqiptarë janë ankuar vazhdimisht për mungesën e një marrëveshje konkrete mes vendit fqinj dhe Shqipërisë për njohjen e patentave.

Por duket se ka një lajm të mirë për ta, teksa Kryeministri Rama ka njoftuar se nesër do të firmoset marrëveshja për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

Po ashtu, mes rreshtash Kryeministri shkruan se duhet të avancohet edhe për njohjen e pensioneve.

“Më në fund! Falë Luigi di Maios dhe falë të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur deri këtu.

Tani të bëjmë përpara me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe duke kontribuar në ekonominë italiane tanimë prej shumë vitesh”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, Kryeministri vizitoi Italinë, ku në takim me autoritetet atje solli në vëmendje problemin me patentat.