Komiteti Teknik i Ekspertëve i mbledhur sot nuk ndryshoi masat Covid-19, që ishin marrë dy javë më parë.

Ministrja Ogerta Manastirliu, e cila u bë pjesë e mbledhjes, në fjalën e saj është shprehur se gjatë muajit mars është vënë re një ulje e numrit të rasteve të reja Covid.

Masat anti Covid, që ishin në fuqi prej dy javësh, do të qëndrojnë edhe në dy javët e ardhshme.

Veç mbylljes nga ora 20:00 deri në 6:00, si dhe mbylljes së lokaleve dhe restorateve, po ashtu mbeten të hapura të gjitha çerdhet, kopshtet, shkollat fillore dhe nëntëvjeçare, private dhe publike, duke mos ndryshuar thuajse asgjë nga masat e dy javëve më parë.

Këto masa mbeten në fuqi deri më 24 mars 2021. Më 25 mars nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

Sipas mnistres Manastirliu, fushata e vaksinimit vijon, dhe me ardhjen e mbi 38 mijë dozave të AstraZenecas do të nisë dhe vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.

“Duke filluar nga nesër në presim 38 400 vaksina nga AstraZeneca, ku do të fillojë vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve dhe dhe nuk do të ndalim dhe me vaksinat e tjera pasi ditën e hënë”, tah ministrja.

Pas largimit të Tritan Kalos dhe Najada Çomos,

Dhimitër Kraja, ish-shefi i Shërbimit Infektiv, Ermira Kola, shefe e Reanimacionit të Pediatrisë në QSUT dhe Alban Ylli, specialist i ISHP, janë 3 anëtarët e rinj të Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë.

Masat që mbeten në fuqi:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me tek e-Albania)

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit),

Shkollat e mesme në ato vende në të cilat u përcaktuan para dy javësh do të vazhdojnë të mbeten online.

Universitetet po ashtu do të vazhdojnë të mbeten online, me përjashtim të provimeve, që do të jenë të kombinuara. Provimet do të rekomandohet të bëhen online, por për ato provimet të cilat kanë domosdoshmëri për t’u zhvilluar në auditore, mund të zhvillohen në auditore, duke respektuar në mënyrë shumë rigoroze protokollet antiCovid.