Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borsh, ku kanë humbur jetën burrë e grua nga asfiksia. Viktimat janë Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe.

Shtëpia e tyre është përfshirë në flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

Borsh/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Lajmi në përditësim…