Autoritet helene kanë vijuar të gjithë natën kërkimet në anijen e linjës Greqi-Itali për gjetjen e 12 personave që mungojnë prej listës së udhëtarëve.

Sipas informacioneve nga zona e tragjedisë forcat speciale të skuadrës Emak kanë kryer operacione kërkimi gjatë gjithë natës. Deri në këtë moment autoritetet kanë mundur të identifikojnë personat që mungojnë në listë.

Bëhet fjalë për 7 shtetas bullgarë, një lituanez, tre grekë dhe një turk.

Dyshohet se ata ndodheshin në kabinat kamionëve të tyre, në momentin që trageti u përfshi nga flakët në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit.

E ndërsa në terren vazhdojnë operacionet e kërkimit, mes Greqisë dhe Italisë nisur një maratonë diplomatike, se ku do ankorohet përfundimisht trageti me flamur italian.