Vijon të prodhojë ngjarje dhe situata qyteti i Elbasanit, vetëm pa ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, në lagjen “5 Maji”.

Forcat e policië janë vënë re pranë shtabit të PD-së në Elbasan, duke kontrolluar makinat e mbështetësve të Partisë Demokratike.

Por drejtuesi politik, Gazmend Bardhi u ka kërkuar që të largohen, si dhe kërkoi që të shihte procesverbalet e kontrolleve.

“Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër.

Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë,pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat, shkoni atje jo në shtabin tim”, ka thënë Bardhi.