Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka bërë thirrje SPAK-ut që të ndjekë penalisht të gjithë ata që merren me blerjen e votës dhe nxitjen e dhunës. Kim publikoi një raport të SPAK-ut mbi krimet zgjedhore.

“Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore.”, shkruan Kim në Twitter.