Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars. Vendimi është marrë në fillim të muajit nga Komisioni Rregullator në KQZ i cili vendosi në këtë mënyrë miratimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Më 6 Mars, zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Presidenti Meta priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, për të dekretuar votimet e reja për këto bashki që ishin pa kryetar.

Sipas KQZ janë 20 kandidatë për kryetar bashkie ne garë. Këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka bërë të ditur se në këto gjashtë bashki do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik. Sipas KQZ-së në këto gjashtë bashki janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” kanë zyrtarizuar kandidatët për të gjashta bashkitë. KANDIDATËT:

Partia Socialiste

-Shkodër, Majlinda Angoni -Durrës, Emiriana Sako -Lushnje, Eriselda Sefa -Rrogozhinë, Edison Memolla -Vorë, Blerim Shera -Dibër, Rahim Spahiu

Partia Demokratike -Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi -Bashkia Dibër, Luan Haka -Bashkia Vorë, Ymer Marku -Bashkia Lushnje, Indrit Sefa -Bashkia Durrës, Luan Hoti -Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L -Bashkia Vorë, Lulzim Vrana -Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi -Bashkia Shkodër, Bardh Spahia -Bashkia Durrës, Ardian Muka -Bashkia Lushnje, Elton Bano -Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re -Bashkia Durrës, Jonid Nano -Bashkia Dibër, Dritan Torba