Është dëbuar për në Shqipëri vrasësi shqiptar i cili grumbullonte me shumë se 40 mijë paund në vit në Britaninë e Madhe pasi kishte hapur një biznes për larjen e makinave.

Selami Cokaj, dikur në listën e më të kërkuarve të Interpolit, u vendos në Britani pasi u arratis nga burgu në Shqipëri, ku vuante dënimin për vrasjen me thikë të një burri në 1994.

Ai u dëbua fillimisht nga Britani në Shqipëri, në 2009 por u kthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar në 2015 përpara ku krijoi edhe disa biznese të tij në Leicester. Tani, pas pesë vjetësh, 47-vjeçari është dëbuar sërish në Shqipëri.

Duke folur nga kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, ku nënshkroi një marrëveshje javën e kaluar për të forcuar rregullimet e dëbimit, Sekretari i Brendshëm i Britanisë së Madhe Priti Patel, i tha The Mail të Dielën: ‘Unë nuk kërkoj falje për kërkimin e largimit të kriminelëve të huaj të rrezikshëm për të mbajtur të sigurt Britaninë e Madhe. Unë jam këtu në Tiranë duke nënshkruar një marrëveshje të re që do të na lejojë të heqim shtetasit për shqiptarë të cilët kanë kryer disa nga krimet më të urryera dhe abuzuan me mikpritjen tone”