Gjatë fjalës në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, ka bërë një përmbledhje të situatës së pandemisë Covid-19 në Shqipëri.

Ajo pohoi për një trend në rënie të incidences, ndërsa ngriti shqetësimin sa i përket shtimit të rasteve te moshat e reja.

Sipas saj, 79% e rasteve pozitive me COVID, janë të moshave 15-54 vjeç.

“Mesatarja ditore e javës së 7-të e rasteve të konfirmuara, ka pësuar një rënie. Pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm. Incidenca dy javore, edhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë, ka një tendencë uljeje. Mbetet konstante tek 1.7. Ajo që dua të sjell në vëmendje, ka qenë që moshat kanë ndryshime dinamike”.

Sipas Ficos, “moshat 24-35, 45-54 vjeç, kanë një shtim të numrit të rasteve. Nëse do duam ta vlerësojmë ndryshimin dinamik të përfshirjes së mostrave nga dy javëshi pararendës, moshat nga 24-35, 45-54 janë 79% e rasteve pozitive. Prekja e këtyre moshave, ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse ne do të jemi shumë të kujdesshëm jo vetëm me implementimin e masave të thjeshta, për rregullat e vendosura, por mendoj që ky është dhe një apel për të qenë të qartë që nuk e kemi përfunduar këtë betejë”.

Fico nënvizoi se përveç kujdesit dhe marrjes së masave të gjithësecilit, drita në fund të tunelit do të nisë të shikohet përgjatë vaksinimit të popullatës.

“Kjo nuk mund të na vetëkënaqë, por duhet të vijojmë me zbatimin e të gjithë masave. Dua të apeloj tek qytetarët, që nëse keni shenja të COVID-19 drejtohuni mjekut të familjes, nëse rasti është i rëndë drejtohuni tek 127”, – u shpreh ajo.

Ndërkohë, sot Komitetit Teknik vendosi lënien në fuqi të masave anti-Covid, duke mos ndryshuar orën policore për lëvizjen e qytetarëve të propozuar dy javë më parë (20:00-06:00