Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në fjalën e tij është shprehur se një ndër problematikat kryesore të zgjedhjeve të 25 prillit mbetet vota e personave të infektuar me Covid që nuk mund të dalin nga shtëpia.

Sipas tij kjo është një çështje e pamundur për tu zgjidhur pasi nuk ka kushte për ta bërë një gjë të tillë dhe se qytetarët e infektuar me Covid nuk do të mund të votojnë.

Nëse qytetarët janë të pamundur që të dalin nga shtëpia ne nuk kemi asnjë mundësi për të ofruar mundësinë për të votuar atje ku ato votojnë. Mundësia e vetme që KQZ do të përjashtojë është ngritja e qendrave të posaçme në qendra të caktuara si burgje apo qendra të tjera sociale por kur nuk ka më pak zgjedhës. Është një çështje shumë problematike dhe pse unë e shikoj të pamundur zgjidhjen e  një situate të tillë. Uroj që deri në zgjedhje të mos  e kemi këtë situatë nga Covid për shkak se kushtet për të mundësuar një gjë të tillë është e pamundur”, ka thënë Celibashi.