Elbasan- Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar 11 pasuri.

Albert, Bashkim dhe Gent Topuzi, 3 vëllezër dyshohet se i kanë ndërtuar pasuritë e sekuestruara mbi veprimtari kriminale.

Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Mes pasurive të sekuestruara janë makina, prona dhe apartamente.

Pasuritë e sekuestruara:

1.​Pasuria nr.22/25 truall + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

2.​Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T;

3.​Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;

4.​Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013

5.​Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;

6.​Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2,  kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;

7.​Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;

8.​Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;

9.​Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T;

10.​Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T; dhe

11.​Automjeti me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.