Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot tek ndihma e qeverisë për qytetarët e goditur nga pandemia.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha renditi një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i opozitës tha se vendi ynë është i fundit në Europë sa i takon ndihmës ekonomike për shkak të pandemisë.

“100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si renditet Shqipëria për ndihmën ndaj familjeve dhe bizneseve të prekura nga pandemia? Përgjigja: Paketa e ndihmës anti-covid e Shqipërisë është më e ulëta në Europë”, shkruan Basha në Instagram.

Pandemia mbetet një nga problematikat më të mëdha në mbarë botën