Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit. Rama tha gjatë bashkëbisedimit me anëtarët e rinj të PS se ky mandat i tretë do të jetë i veçantë për Durrësin si potencial që nuk është shfrytëzuar siç duhet.

“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe nëe Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar.

Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama.