Gjykata e Kukësit dënoi sot me burg Fjolla Morinën, e cila prej disa javësh është në arrati.

Vendimi në mungesë u mor për shkak se ajo theu urdhrin e arrestit shtëpiak dhe është arratisur në drejtim të paditur.

Këngëtarja u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Morinit më 19 shtator 2020, ku në çantë iu gjetën dy pistoleta dhe disa fishekë.

Ndërkohë, në momentin e arrestimit, këngëtarja ishte e shoqëruar në makinë nga dy persona të tjerë, Fitim Muji shoferi personal dhe nga biznesmeni Fisnik Syla,  i cili tashmë është bashkëshorti i këngëtares.