Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa raportohet për 4 të lënduar.

Policia dhe mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve.