Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendi ynë ka gati pasaportën dixhitale të vaksinimit.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij për mediat është shprehur se kjo është një formë  përgatitjeje nëse vendet e tjera e vendosin kusht udhëtimi.

Ndër të tjera ai është shprehur se krahas të gjithë shërbimeve online që mund të merren, tashmë edhe dëftesa e nxënësve do të jetë një dokument që mund të merret me vulë përmes aplikimit online.

“Shëndetësia sot vijon që të transformohet në këtë aspekt pasi janë një sërë procesesh që deri më dje bëheshin me radhë sot bëhen online që nga regjistrimi i mjekut të familjes dhe në recetat që ofrohen në mënyrë online.

Ju e mbani mend tmerrin e certifikatave në gjendjen civile sot ne kemi një certifikatë në çdo moment që e dum me vulë elektronike dhe në kohë reale s’kanë nevoj të shkosh dhe të marrësh një të tillë.

Deftesat e nxënësve sot do të ofrohen online me vulë elektronike, shërbimet shtetërore për të gjithë ato që janë jashtë mundësohet që për 38 shërbime që duhej prania fizike tashmë është e mundur vetëm përmes një aplikimi online. Sot shtetasit e huaj që duan të vizitojnë shqipërinë dhe të punësohen kanë vizë online, çdo gjë tashmë behet online. Pa folur dhe pa vënë në dukje shumë procese të tjera”, ka thënë Rama.