Rrallë ndodh që në lavatriçe të hidhni sasinë e duhur të detergjentit, edhe pse ka një pajisje të veçantë për të.

Epo mos u çudisni atëherë kur detergjenti juaj mbaron shpesh, si pasojë e hedhjes pa kriter.

Ky është edhe sekreti për të harxhuar ose kursyer më shumë energji elektrike dhe ilaç rrobash.

Dhe kur hidhni më shumë detergjent, rrobat kanë akoma shkumë për të nxjerrë, kështu që do detyroheni që të zgjasni procesin e shpëlarjes.

Por kjo ndikon në konsumimin e tepërt të energjisë. Ndaj hidhni sasinë e përcaktuar të detergjentit për të larë rrobat.