Vlorë- Drejtoria e Policisë Vlorë ka reaguar menjëherë në lidhje me një video të publikuar ku shfaqen dy punonjës policie të cilët komunikuan duke thyer Kodin e Etikës me një turist të dehur në Ksamil.

‘Pas publikimit në rrjete sociale, të një videoje në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, të cilët gjatë kohës që komunikonin me një turist të huaj (në gjendje të dehur), në Ksamil, kanë shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, janë marrë menjëherë masat përkatëse.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektor E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë#, citohet në reagimin e Policisë.