Shkenca  po përpiqet të shpjegojë pse reagimi i sistemit tonë imunitar ndaj Covid-19 varet nga ADN-ja,  shkruan Tgcom24.

Në një fjalim, Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Negri Mario, shpjegon arsyen pse.

“Ka dy zona në gjenomin njerëzor  që rrisin rrezikun e sëmundjes nga  Covid. Një nga këto ndodhet në  kromozomin e 9 dhe ka të bëjë me grupet e gjakut”.

Sipas studimeve të fundit, personat që kishin grupin e gjakut A zhvilluan simptoma më të rënda (më shumë nevojë për oksigjen apo edhe ventilim mekanik). Por ekziston një zonë tjetër edhe më interesante e gjenomës së trupit të njeriut  që ka të bëjë më infektimin me  Covid-19- dhe ndodhet pikërisht në kromozomin 3.

Remuzzi thekson: “Pasi të keni marrë në studim më shumë se 3,000 pacientë dhe të keni kryer 900,000 kontrolle, do të kuptoni lidhjen e grupit të gjakut me Covid-19 ndërsa zona në kromozomin 3 lidhet me ashpërsinë e sëmundjes dhe rrezikun e vdekjes prej tij”.

Në këtë përfundim erdhën Hugo Zeberg dhe Svante Paabo – të cilët punojnë në Institutin Max Planck në Gjermani dhe në Institutin Karolinska në Stokholm.

Hugo Zeberg tregon se kur vuri re se segmenti i ADN-së – që lidhet me simptomat më të rënda të  Covid  ishte identik me atë në gjenomën e Neanderthal (njeriut të shpellave), u shokua, raporton abcnews.al

Çfarë bën ky haplotip tek Neandertalët? Dikur ndoshta i mbronte nga infeksionet, por tashmë që ndodhet përballë një virusi të ti, del në pah ana tjetër e medaljes, një reagim i tepërt imunitar jo vetëm që nuk na mbron por na ekspozon ndaj një sëmundjeje më të rëndë.

Sigurisht që kur paraardhësit tanë u takuan me Neandertalët as nuk e mendonin se çiftimi mes tyre do të na kishte shkaktuar vdekjen në 50 mijë vite më vonë!’.

Kjo gjithashtu justifikon që i njëjti haplotip është shumë i përhapur në Azi, veçanërisht në Azinë Jugore (30%), më pak në europianët (8%), madje edhe më pak në amerikanët (4%) ndërsa në Azinë Lindore është shumë e ulët.

Haplotipi i Neandertalit që shoqërohet me rastet më serioze të Covid-19 nuk ekziston fare në Afrikë dhe ka vrarë më pak njerëz sesa në çdo pjesë tjetër të botës. Ky është shumë i përhapur në Bangladesh. Nga një studim i fundit nga qeveria britanike rezulton se ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por kanë origjinë nga Bangladeshi, rrezikojnë më shumë të vdesin nga Covid.

“Nëse gjithçka që kemi thënë janë të vërteta, atëherë kemi gjithë të drejtën të besojmë se  evolucioni i pandemisë në botë varet nga kjo zonë e ADN-së.

Le të pranojmë që bartësit e haplotipit që vijnë nga Neandertali, në fakt janë ata të cilët zhvillojnë simptomat më të rënda të Covid dhe rrezikojnë të vdesin më shumë se pjesa tjetër, raporton abcnews.al

Mbetet të kuptojmë pse ajo pjesë e kromozomit 3 që vjen nga Neandertali na ekspozon ndaj rrezikut të simptomave më të rënda  të Covid-19.

Zeberg dhe Paabo u përpoqën të pyesnin veten se sa viktima për shkak të  kromozomit Neandertal mund të kenë ndodhur deri më tani. Ndoshta 100,000 në të gjithë botën,  dhe mund të jenë pikërisht ato viktima që nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes sepse këta nuk janë persona në të 80-at dhe as kanë sëmundje të tjera shoqëruese(diabet, sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të frymëmarrjes).

Ndoshta prania e këtij haplotipi te Neandertalët kishte të bënte me ndjeshmërinë e tyre për tu prekur nga sëmundje virale ose bakteriale, ndoshta më shumë sesa ajo që  ndodhi me Homo Sapiens.

Ne madje nuk kemi një përgjigje për këtë pyetje por është një hipotezë tjetër që kërkon studime të tjera që deri para ca muajsh ishin të paimagjinueshme.