Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku. Sot është ndarë nga jeta doktori Mehmet Demrozi, mjek neurolog i spitalit të Kavajës i cili nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.

Pas përkeqësimit të gjendjes Demrozi, mësohet se 73 vjeçari ishte intubuar, por nuk mundi ta mposhte virusin. Demrozi pavarësisht se ishte në pension ju përgjigj thirrjes për ndihmë në këtë situatë të vështirë të pandemisë.

Kolegu Drin Bardhi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut.