Vetëm pak ditë pasi një nënë e re me koronavirus humbi jetën teksa solli në jetë një fëmijë para kohe, edhe sot është regjistruar një tjetër rast thuajse i ngjashëm.

Një vajzë shtatzënë është intubuar tek “Infektivi”, dhe më pas i është nënshtruar operacionit për lindje të parakohshme.

Prej ditësh ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ishte infektuar me Covid-19.

E reja i është nënshtruar lindjes së parakohshme për shkak të gjendjes jo të mirë, ku në ndihmë kanë shkuar edhe mjekët e maternitetit.