Momo Salah shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të Liverpool kundër Leipzig. “The Reds” siguruan kualifikimin në tetë skuadrat më të mira të Champions League do të synojnë fitimin e trofeut të madh.

Sulmuesi egjiptian paralajmëron rivalët evropianë, teksa tani ka ardhur momenti për të reaguar edhe në Premier League. Kampionët po vuajnë në kampionat dhe renditen në vend të tetë.

Arritëm një fitore të rëndësishme kundër Leipzig. Nuk ishim në formën tonë më të mirë, për shkak të disa humbjeve që kemi pësuar në kampionat. Duam të luftojmë deri në fund për fitimin e Champions League.

Presioni i madh nuk është i nevojshëm, kështu që le t’i marrim ndeshjet një nga një. Jemi një skuadër që duam të luftojmë, duam të luftojmë fort edhe në kampionat. Kemi hasur shumë vështirësi deri tani.

Nuk duam të ndodhë më. Vijmë nga dy sezone ku kemi fituar trofe dhe kemi fluturuar në fushë, por këtë vit nuk kemi pasur aspak fat në lidhje me dëmtimet. Shpresojmë të rikuperojmë sa më shpejt disa prej tyre, sidomos në mbrojtje“, theksoi Salah.