Në Shqipëri rezultojnë zyrtarisht 28 qytetarë të riinfektuar. Pohimin e bëri sonte, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë televizive.

Ajo përcaktoi dhe si klasifikohen të tillë personat që regjistrohen të riinfektuar.

“Konsiderohen të riinfektuar, ata shtetas të cilët janë infektuar një herë, kanë rezultuar pozitivë me tampon, janë shëruar, kanë rezultuar negativë me tampon dhe vetëm pasi kanë kaluar tre muaj, janë riinfektuar”, sqaroi zonja Manastirliu.

Po ashtu ajo foli dhe për mutacionet e COVID-19 në vendin tonë. Ajo tha se në vetëm një kampion të matur, rezultojnë 70 për qind e të infektuarve, me mutacionin britanik.

Ndërkohë nuk ka të dhëna nëse ka depërtuar në Shqipëri edhe varianti afrikanojugor, ai brazilian apo edhe ai kalifornian.