Vaksina Johnson and Johnson ka marrë miratimin për përdorim në Bashkimin Europian nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Mediet e huaja shkruajnë se Agjencia ka dhënë “OK” për përdorim emergjent të vaksinës së prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Por vendimin përfundimtar duhet ta marrë Komisioni Europian, që gjithçka të zyrtarizohet.

Ndryshe nga vaksinat Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë janë autorizuar në BE, Johnson&Johnson jepet në vetëm një dozë dhe është efikase.

Kjo vaksinë po ashtu mund të ruhet në një frigorifer standard, ndryshe nga disa vaksina të tjera që kërkojnë temperatura ultra të ftohta.