Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një banesë në rrugën Petrelli, në zonën e Liberta, Bari.

Mediat italiane shkruajnë se i vdekur ka mbetur një i ri, 28-vjeçar, pas të shtënave me armë zjarri.

I riu u plagos nga tre të shtëna me armë në gjoks dhe bark e më pas u transportua në spital, ku vdiq për shkak të plagëve të marra.

Ishin mjekët ata që lajmëruan policinë për këtë ngjarje.

Autoritetet policore mësohet se kanë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe stafin e spitalit, për të zbuluar se kush e shoqëroi viktimën.